Bota

Bjellorusia skualifikohet nga Eurovisioni, teksti i këngës konsiderohet i papërshtatshëm

28 Mars 2021, 17:27 Nga DOSJA
Bjellorusia skualifikohet nga Eurovisioni, teksti i këngës

MOSKË –Kënga e Bjellorusisë për Eurovison është skualifikuar. Sipas Reuters, organizatorët e këtij viti kanë vendosur që ta skualifikojë, pasi teksti i saj është konsideruar si një tallje për protestuesit, të cilët kundërshtonin ardhjen në pushtet të presidentit Alexandër Lukashenko.

Kënga, nga banda Galasy ZMesta, shkaktoi një reagim të ashpër dhe nga figurat e opozitës në Bjellorusi, të cilët janë përballur me një shtypje të dhunshme gjatë protestave.

Pasi, Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU) refuzoi këngën, Bjellorusia paraqiti një mundësi tjetër, nga e njëjta bandë. Por, edhe ajo u refuzua po ashtu.

Bjellorusia nuk do të marrë pjesë fare në Konkursin e Këngës Eurovision,” tha EBU.

Konkursi do të zhvillohet më 18-22 maj në Roterdam.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bjellorusi bjellorusia skulifikohet nga eurovizioni bjellorusi bjellorusia skulifikohet nga eurovizioni

Sondazh

Poll