Bota

Votimi në Preshevë/ Deri më tani kanë votuar 36% e qytetarëve

28 Mars 2021, 16:32 Nga DOSJA
Votimi në Preshevë/ Deri më tani kanë votuar 36% e

PRESHEVË-Vijonë votimi për 38 këshilltarët për kuvendin e ri lokal në Preshevë. Sipas Gazeta Express, deri më tani në vend kanë votuar më shumë se 36 % e qytetarëve.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i  Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi, i cili ka thënë se deri në orën 17:00 kanë votuar 15.297 qytetarë, ndërsa në zgjedhjet e kaluara deri në atë orar  kanë votuar 18.600 persona.

Ditën e sotme 42 mijë qytetarë, kanë të drejtë për të votuar për 38 këshilltarët për kuvendin e ri lokal. Kuvendi Komunal u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020 për arsye se nuk u mbajt asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora votimi ne preshev votimi ne preshev

Sondazh

Poll