Politike

Bie fasada tek Bulevardi i Ri, qytetarët jetojnë mes ujrave të zeza. Albana Vokshi: Banorët jetojnë me mikrobe, ku shkojnë

28 Mars 2021, 15:13 Nga DOSJA
Bie fasada tek Bulevardi i Ri, qytetarët jetojnë mes ujrave të

TIRANË– Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Albana Vokshi ka bërë denoncimin e radhës nga zona e ish-stacionit të Trenit.

Ajo ka denoncuar se banorët e zonës bashkëjetojnë mes ujrave të zeza, duke rrezikuar çdo ditë shëndetin e tyre, ndërkohë që i paguajnë rregullisht taksat për gjelbërimin.

“Ja i shihni ujërat e zeza ku derdhen në mes të rrugës, në mes të ditës mbushur me mikrobe mbushur me sëmundje. Miliona euro të taksave të banorëve ku shkojnë, kush i merr? Tiranasit kanë nevojë për nje qeveri të përgjegjshme që mendon për njerëzit që nuk vjedh paratë sic bëjnë këta. Kjo gjendje duhet të marrë fund një herë e më parë. Ne daten 25 duhet të votoni PD, të gjithë qytetarët e Tiranës duhet duhet të votojnë për ndryshimin. Ata kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme Në datën 25 Prill, ndryshimi vjen me votën e tyre për alternativën për ndryshim,”– tha Albana Vokshi.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albana vokshi zgjedhjet 25 prill 2021 albana vokshi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll