Politike

Socialistët ‘në hall’ për arritje! Vaksinimi e vetmja ‘krenari’ këtë fushatë, përfshihet edhe Vel

28 Mars 2021, 13:42 Nga DOSJA

TIRANË– Fushata elektorale ka nisur prej ditësh në vend, duke bërë që të gjithë kahet politike të ‘ndezin motorët’ e të kërkojnë vota prej qytetarëve. Teksa Partia Demokratike është e fokusuar në rimëkëmjen e ekonomisë dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian, socialistët kanë kthyer sytë nga vaksinimi. 

Edhe pse nuk garon për një vend në Kuvend, shumë i përfshirë në fushatë është edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, si drejtues politik i qarkut të Tiranës, gjithashtu shpërndan dhe kërkon votat nga qytetarët duke përdorur vaksinimin.  

“Në çadrat e ngritura në sheshin Skënderbej nis sot vaksinimi masiv i popullatës sipas fazave të planit kombëtar të vaksinimit,“-shkruhet në një postim të publikuar prej tij në Instagram.

Mesa duket, në 8 vite në krye të vendit, socialistët të vetmen gjë që kanë për të treguar është sigurimi i vaksinave. Dozat dhe vaksinimi masiv është kryefjalë e fjalimeve të tyre, duke lënë në harresë edhe procesin e rindërtimit, aq shumë të trumpetuar, me të cilin kishim lënë pas edhe Italinë. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike erion veliaj zgjedhjet 25 prill 2021 erion veliaj zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Mars 2021, 11:40

TIRANE– Kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek opozita. Nga Kombinati ku zhvilloi një takim me të rinjtë, Rama tha se Basha nuk respekton dot jetën e nje...