Politike

ARTIKULLI! Diplomati grek nuk kursehet, shënim kundër kryeministri: Si po kthehet Shqipëria e Ramës në një koloni turke (N

28 Mars 2021, 14:15 Nga DOSJA
ARTIKULLI! Diplomati grek nuk kursehet, shënim kundër kryeministri: Si

ATHINË– Diplomati grek Pantelis Karkambasis i ka dedikuar një artikull situatës parazgjedhore në Shqipëri, duke u fokusuar tek kryeministri shqiptar, Edi Rama. Në një artikull të publikuar në një prej mediave, me titull: Shqipëria e Ramës është një koloni turke, ai përshkruan se si sipas tij, kreu i qeverisë po e përdor vendin. Duke renditur investimet turke në Shqipëri dhe marrëdhënien e ngushtë mes Ramës dhe presidentit turk Recep Tajip Erdogan, Karkambasis shkruan se Rama po ndihmohet nga ai për zgjedhje. 

ARTIKULLI I PLOTË: 

Kanë mbetur vetëm gjashtë javë nga zgjedhjet në Shqipërinë fqinje. Polemika politike zakonisht e ngarkuar shumë, këtë herë tregon shenja të “lodhjes”. Sidoqoftë, përkundër situatës të pakontrollueshme me koronavirusin për shkak të sistemit shëndetësor të mangët, jeta në vend duket se vazhdon normalisht, pa ndalime dhe kufizime të tjera thelbësore. Pasiviteti me të cilin një shqiptar mesatar përballet me debatet në zgjedhje është për shkak të thuajse-sigurisë për rezultatin final të tyre. 

Shumë janë kontribuesit e kësaj fitoreje të pashmangshme në zgjedhje: Gjithëfuqia e Ramës brenda Partisë Socialiste, e kombinuar me udhëheqjen e opozitës si dhe mbështetjen e palëkundur të dhënë nga Turqia. Presidenti Erdogan është duke financuar gjithçka për Ramën. 

Rama dhe Turqia

Rama e ka kthyer “në mënyrë të padukshme” Shqipërinë në një degë perëndimore të Turqisë, duke pranuar shkollat, bankat dhe “OJQ-të” veprojnë si ambasada informale të regjimit të Ankarasë. Hapja e një dege të një universiteti turk në kryeqytetin shqiptar; ndërtimi i një spitali turk në qytetin e Fierit; ndërtimi i xhamisë në qendër të Tiranës’ lëvizjet e Turkish Airlines – të gjitha këto janë bërë në mënyre që kryeministri i zgjedhur nga Turqia të vijojnë ndikimin e tyre në Shqipëri.

Pakica greke

Sa i përket marrëdhënieve greko-shqiptare: kryeministri shqiptar ka punuar sistematikisht për vite me radhë që nga koha kur ishte kryebashkiak i Tiranës për “zhdukjen” e tyre. Ata ishin “në pritje” për një kohë të gjatë që të merrnin pronat e tyre në Himarë, por më kot. Shtojmë këtu edhe zvarritjen e procesit gjyqësor për vrasjen e Konstantinos Kaçifas. Të dyja këto mund të merren si shembuj të një politike që kërkon eliminimin e elementit vendas grek nga “toka e shqiponjave.”

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama pantelis karkambasis zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama pantelis karkambasis zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Mars 2021, 11:40

TIRANE– Kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek opozita. Nga Kombinati ku zhvilloi një takim me të rinjtë, Rama tha se Basha nuk respekton dot jetën e nje...