Politike

“Krim elektoral në Tiranë”/ Denoncimi i Këlliçit: Te Unaza e Re punohet natën, shtrojnë rrugën drejt burgut. SPAK të

28 Mars 2021, 15:06 Nga DOSJA
“Krim elektoral në Tiranë”/ Denoncimi i

TIRANË– Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë denoncimin e radhës nga zona e Unazës së Re. Me anë të një reagimi, Këlliçi shprehet se në Tiranë po bëhet krim elektoral pasi Bashkia po punon natën pa lajmëruar banorë duke shtruar rrugën drejt burgut.

Me të më njoftuar banorët për këtë maskaradë fushate, telefonova policinë dy herë që të vinin në vendngjarje. Askush nuk erdhi. I bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës, të nisin hetimet për këtë krim elektoral që bëhet natën hajdutërisht. Kërkoj vëmendjen e Prezencës së OSBE-së dhe misionit vëzhgues ODIHR në Shqipëri, dhe të ambasadave të shteteve mike, të veprojnë për të ndaluar këtë model abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë për qëllime elektorale,”-shprehet ai ndër të tjera.

Postimi i Belind Këlliçit:

Krim elektoral në Tiranë! Prej 2 javësh, në rr. “Milto Sotir Gurra” në Unazën e Re, po hidhet asfalt elektoral. Punimet i bëjnë natën. Nuk ka asnjë tabelë që informon banorët e lagjes për këto punime. Nuk ka asnjë kontratë, asnjë tender, se nuk pret puna. Duan t’u hedhin hi syve banorëve me një shtresë asfalti që për punë muajsh do çahet si petë byreku.

Me të më njoftuar banorët për këtë maskaradë fushate, telefonova policinë dy herë që të vinin në vendngjarje. Askush nuk erdhi. I bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës, të nisin hetimet për këtë krim elektoral që bëhet natën hajdutërisht. Kërkoj vëmendjen e Prezencës së OSBE-së dhe misionit vëzhgues ODIHR në Shqipëri, dhe të ambasadave të shteteve mike, të veprojnë për të ndaluar këtë model abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë për qëllime elektorale.

Dëshpërimi juaj për pushtet nuk është asgjë krahasuar me dëshpërimin ekonomik të qytetarëve që kanë pritur 8 vjet për të parë punët tuaja. Po shtroni rrugën drejt burgut.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belind kelliçi zgjedhjet 25 prill 2021 belind kelliçi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll