Politike

PD i përgjigjet Ramës: Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë, rrumpallë është fushata jote

28 Mars 2021, 11:02 Nga DOSJA
PD i përgjigjet Ramës: Turp është të lësh

TIRANË- Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit e quajti piknikun e Lulzim Bashës me të rinjtë në Elbasan, “turp”, “papërgjegjshmëri” e “rrumpallë”. Në një reagim në rrjetet sociale, selia blu thotë se turp janë mosarritjet e qeverisë, ndërsa rrumpallë quan fushatën e kryeministrit.

REAGIMI I PLOTË I PD:

#Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.
#Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve.
#Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët.

Kryeministri Edi Rama postoi më herët një foto nga takimi i Lulzim Bashës në Elbasan. Rama tha se PS po bën vaksinim masiv ndërsa PD, infektim masiv. Deklarata iu referua takimit të Lulzim Bashës sot në Elbasan, që përkoi sot me nisjen e fushatës masive të vaksinimit të moshuarve mbi 70 vjeç. Kryedemokrati u takua me qindra të rinj në një organizim masiv jashtë në natyrë, me të cilët do të shtronte dhe një piknik.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha replikat e fushates zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama lulzim basha replikat e fushates zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll