Bota

Bosnje/ Mbërrijnë 30 mijë doza vaksina të dhuruara nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan

28 Mars 2021, 09:21 Nga DOSJA
Bosnje/ Mbërrijnë 30 mijë doza vaksina të dhuruara nga

BOSNJE HERCEGOVINË– Një aeroplan me vaksina të dhuruara nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u ul në aeroportin e Sarajevës.

”Ne jemi të lumtur që këto vaksina ju kanë arritur. Në kohë të vështira, ne do të vazhdojmë të jemi me BiH. Ne duam të jemi një mbështetje për BiH në këtë luftë”– tha përfaqësuesi i Republikës së Turqisë.

Sipas Dvevni avaz, Ministri i Sigurimit i Bosnje Hercegovinës, Selmo Çikotiç falënderoi Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Vaksinat u dhuruan gjatë një vizite nga anëtarët e Presidencës së BiH në Ankara.

”Ky është dhurimi më i madh i vetëm i vaksinave, por është e sigurt që nuk do të jetë e mjaftueshme”- tha Cikotic.

Gjatë vizitës dy-ditore të presidencës së BiH në Ankara, Presidenti i Republikës së Turqisë, Erdogan dhuroi 30,000 vaksina në BiH. Ai nuk bëri me dije kompaninë e vaksinës, por sipas mediave boshnjake do të jetë Sinovac e Kinës.

Serbia i ka dhuruar po ashtu më herët 5 mijë doza vaksina Bosnjës.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota milorad dodik presidenti turk rexhep tajip erdogan selmo çikotiç milorad dodik presidenti turk rexhep tajip erdogan selmo çikotiç

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2021, 06:13

Marrëveshja për të pagjeturit mbetet enigmë

KOSOVË- Familjarët e personave të pagjetur në Kosovë dhe opinioni vendor ende nuk kanë arritur të kuptojnë se cilat janë pikat e Marrëveshjes për të pagjet...