Bota

“Beogradi po bëhet qendra e Ballkanit”/ 7500 biznesmenë nga rajoni vaksinohen në kryeqytetin serb

28 Mars 2021, 09:09 Nga DOSJA
“Beogradi po bëhet qendra e Ballkanit”/ 7500 biznesmenë

BEOGRAD- Serbia është rikonfirmuar si udhëheqësja e Ballkanit në betejën kundër COVID19. Sot, numri në total i të vaksinuarve të huaj në Serbi ka arritur në 7500. Numri më i madh u arrit ditën e djeshme, pas thirrjes së autoriteteve serbe që kush shkon në fundjavë në Serbi, mund të vaksinohet falas.

Presidenti i dhomës së Tregtisë, Marko Cadez deklaroi se janë 7500 biznesmenë të vaksinuar në Beograd dhe Nish. Sipas autoriteteve serbe, vaksinimi i sipërmarrësve nga Ballkani nuk do të ndikojë në procesin e vaksinimit në Serbi.

Cadez ka pohuar se numri më i madh i të vaksinuarve vijnë nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi. Për të Serbia “po bëhet përsëri qendra e rajonit“.

Vaksinimi i biznesmenëve nga rajoni nuk ndikon në procesin e vaksinimit të qytetarëve serbë, pasi Dhoma e Tregtisë e Serbisë siguroi vaksina përmes një fondi të veçantë,” -shtoi ai.

Dje, mijëra qytetarë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje & Herzedovina kanë shkruar sot në Serbi për tu vaksinuar. Teksa shumica e vendeve të Ballkanit janë në krizë me pandeminë dhe nuk kanë mundur të marrin asnjë vaksinë anti-Covid, Serbia ‘mburret’ se ka marrë furnizime të bollshme vaksinash duke ftuar edhe vendet e rajonit që ti bashkohen.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni vaksinimi ne serbi vaksinimi ne serbi

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2021, 06:13

Marrëveshja për të pagjeturit mbetet enigmë

KOSOVË- Familjarët e personave të pagjetur në Kosovë dhe opinioni vendor ende nuk kanë arritur të kuptojnë se cilat janë pikat e Marrëveshjes për të pagjet...