Bota

Dalin detaje të reja nga vrasja e Renato Gecit, policia vë nën akuzë 31 vjeçarin Shaddai Smith

28 Mars 2021, 08:16 Nga DOSJA
Dalin detaje të reja nga vrasja e Renato Gecit, policia vë nën

BRITANI– Një 31 vjeçar është akuzuar për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar Renato Geci, i cili u slumua me thikë në një shtëpi në Londrën perëndimore.

Sipas mediave britanike, Shaddai Smith, 31 vjeç, nga Romford, është akuzuar për vrasje, plagosje me dashje dhe vjedhje. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Wimbledon të Shtunën.

Një grua 27-vjeçare e cila u arrestua nën dyshimin se ndihmoi autorin është liruar me kusht deri në mes të prillit

 “Policia u thirr rreth orës 03:20 të hënën, 22 mars, në një shqetësim në ambientet në Granville Avenue, Hounslow. Oficerët ndërhynë dhe gjetën dy meshkuj të plagosur me thikë. Renato u trajtua në vendin e ngjarjes nga oficerët dhe ndihmësmjekët, por ai fatkeqësisht vdiq në orën 04:23. Një burrë i dytë, gjithashtu i moshës 20-vjeçare, u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.”– thuhet në njoftimin e policisë britanike.

Renato Geci vdiq më 22 Mars pasi u sulmua në një shtëpi në Granville Avenue, Hounslow.

Policia u thirr nga banorët e zonës për një shqetësim në adresën ku gjeti Gecin me dëmtime serioze. Mjekë luftuan për të shpëtuar jetën e tij, por ai vdiq në vendin e ngjarjes. Një burrë i dytë në të njëzetat e tij gjithashtu pësoi plagë me thikë, por dëmtimet e tij nuk ishin serioze për jetën.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota renato geci shaddai smith renato geci shaddai smith

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2021, 06:13

Marrëveshja për të pagjeturit mbetet enigmë

KOSOVË- Familjarët e personave të pagjetur në Kosovë dhe opinioni vendor ende nuk kanë arritur të kuptojnë se cilat janë pikat e Marrëveshjes për të pagjet...