Bota

Bllokimi në kanalin e Suezit, pas “Ever Given” rreshtohen edhe 321 anije të tjera, kostoja ekonomike kap miliarda dollarë

27 Mars 2021, 22:07 Nga DOSJA
Bllokimi në kanalin e Suezit, pas “Ever Given” rreshtohen edhe

EGJIPT– Bllokimi i anijes “Ever Given” ka bërë që në kanalin e Suezit të rreshtohen edhe 321 anije të tjera. Kreu i autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabia u shpreh se përpjekjet vazhdojnë por shtoi se nuk mund të parashikojë se kur do të hapet.

“Timoni dhe helika e anijes gjigande 400 metra po punojnë përsëri. Nuk e dimë kur mund të hapet,”– tha ai.

Ndërkohë, 14 rimorkiatorë, por edhe mjete të tjera vijojnë operacionin për ta zhbllokuar. Dëri më tani, anija ka bërë vetëm një lëvizje të vogël por që ishte e pamjaftuehsme për ta bërë atë të lundronte sërish. Kostot ekonomike nga bllokimi janë miliarda dollarë në ekonominë botërore.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bllokohet kanali i suezit ever given bllokohet kanali i suezit ever given

Sondazh

Poll