Bota

Terror dhe armë, mbi 100 persona vriten ditën e sotme në Myanmar, protestuesit: Ata po na qëllojnë si pula

27 Mars 2021, 22:08 Nga DOSJA
Terror dhe armë, mbi 100 persona vriten ditën e sotme në Myanmar,

MYANMAR- Mbi 100 persona janë vrarë ditën e sotme në Myanmar. The Guardian shkruan se ndër personat e vrarë ishte edhe një fëmijë 5 vjeç. Dita e sotme konsiderohet si terror në Myanmar pasi që nga fillimi i grushtit të shtetit nuk janë vrarë kaq shumë persona.

“Ata po na vrasin si zogj ose pula, madje edhe në shtëpitë tona. Ne do të vazhdojmë të protestojmë pavarësisht. Ne duhet të luftojmë derisa të bjerë grushti i shtetit,” tha një protestues.

Për këtë gjë ka reaguar edhe ambasadori amerikan, Thomas Vajda, ku e ka konsideruar këtë gjakëderdhje të tmerrshme.

“Në Ditën e Forcave të Armatosura të Mianmarit, forcat e sigurisë po vrasin civilë të paarmatosur, duke përfshirë fëmijë, vetë njerëzit që u betuan të mbronin. Kjo gjakderdhje është e tmerrshme. Këto nuk janë veprime të një force ushtarake ose policie profesionale, ”tha Vajda.

Gjithashtu ka reaguar edhe delegacioni i BE-së, i cili ka thënë se do t’i japin fund kësaj dhune dhe përgjegjësit do të japin llogari për veprimet e tyre.

“Ne do të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për t’i dhënë fund kësaj dhune të pakuptimtë, për t’i kërkuar llogari atyre që janë përgjegjës,” thuhet në delegacionin e BE-së.

Qytetarët e Myanmari kanë dalë në protestë për lirimin e ish-udhëheqëses, Aung San Suu Kyi, e cila është në paraburgim që kur ushtria e Myanmar rrëzoi qeverinë e saj më 1 Shkurt. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota grushti i shtetit ne myanmar protesta ne myanmar grushti i shtetit ne myanmar protesta ne myanmar

Sondazh

Poll