Bota

Dezinformoi mbi Covid, Facebook i ngrin llogarinë Presidentit të Venezuelës 

27 Mars 2021, 21:13 Nga DOSJA
Dezinformoi mbi Covid, Facebook i ngrin llogarinë Presidentit të

VENEZUEL- Facebook ka ngrirë faqen e Presidentit Venezuelës, Nicolas Maduro për shkak se ka përhapur lajme të rreme mbi Covid-19. Reuters shkruan se Maduro ka promovuar një ilaç që mund të shërojë virusin, Carvativir, i cili nuk ka marrë “PO” nga OBSH-ja.

Facebook ka hequr një video në të cilën Maduro promovon mjekimin sepse shkel një politikë kundër pretendimeve të rreme “si diçka që mund të garantojë parandalimin e marrjes së vaksinës anti-COVID-19 ose mund të garantojë shërimin nga COVID-19″.

“Ne ndjekim udhëzimet nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) që thotë se aktualisht nuk ka ilaçe për të shëruar virusin. Për shkak të shkeljeve të përsëritura të rregullave tona, ne gjithashtu po ngrijmë faqen për 30 ditë,” thuhet në njoftim.

Maduro në një video thotë se Carvativir, të cilin ai e quan “pika mrekullie” të mjekut venezuelian të shekullit të 19-të Jose Gregorio Hernandez, mund të përdoret në mënyrë parandaluese dhe terapeutike kundër koronavirusit.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota facebook i ngrin faqen presidentit te venezueles nicolas maduro facebook i ngrin faqen presidentit te venezueles nicolas maduro

Sondazh

Poll