Bota

651 mijë vaksinat e Pfizer, Albin Kurti: Më telefonoi Von Der Leyen, Kosova nuk ka marrë asnjë dozë, por do të punojmë di

27 Mars 2021, 19:54 Nga DOSJA
651 mijë vaksinat e Pfizer, Albin Kurti: Më telefonoi Von Der Leyen,

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, në kuadër të ardhjes së vaksinave në rajon. Në një status në rrjetet sociale, Kurti shkruan se Von Der Leyen i ka konfirmuar angazhimin e Bashkimit Europian për shpërndarjen e vaksinave.

Kurti shton më tej se deri më tani Kosova nuk ka marrë asnjë ngarkesë me vaksina, por që do të punojë natë e ditë për t’i siguruar ato.

Kam marrë një telefonatë ngë Ursula Von Der Leyen, presidentja e Komisionit Europian. Më konfirmoi angazhimin e BE-së për shpërndarjen e vaksinave për qytetarët e Kosovës. Kosova nuk ka marrë asnjë deri më tani, kështu që ne po punojmë ditë e natë për t’i siguruar ato,”- shkruan Kurti.

I received a phone call today from @EU_Commission President @vonderleyen who confirmed the EU’s commitment to deliver vaccines for Kosova citizens.

Kosova has received none so far, so we are working day and night to secure them. pic.twitter.com/dpLXDtleSN

— Albin Kurti (@albinkurti) March 27, 2021

Von Der Leyen zhvilloi edhe më herët një telefonatë me kryeministrin Edi Rama, i cili bëri me dije se pritet që shumë shpejt do të vijnë në rajon 651 mijë doza të Pfizer. Kosova nuk ka asnjë asnjë vaksië deri më tani, por 450 nga rreth 11 mijë në total të bluzave të bardha janë vaksinuar në Kukës. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti ursula von der leyen albin kurti ursula von der leyen

Sondazh

Poll