Politike

Ori Nebijaj shpjegon deklaratën për stërkëmbëshat në PD: E sajova ashtu, si për të treguar komentet e gojëve të liga

26 Mars 2021, 19:05 Nga DOSJA
Ori Nebijaj shpjegon deklaratën për stërkëmbëshat

TIRANË– Oriela Nebijaj, e cila është 18-a në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, ku kandidon për deputete, ka sqaruar deklaratën e saj të mëparshme ku u shpreh me nota humori se një ‘stërkëmbëshe femër e kishte larguar nga PD-ja’.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Nebijaj tha se tashmë, pavarësisht gjithçka është e drejtuar në politikë. Ajo shtoi se atë deklaratë e sajoi në një program humori si për të treguar se ashtu i bëjnë komentet ‘gojët e liga’.

Pjesë nga biseda

Rudina Magjistari: Ka shumë intriga brenda, madje nëse do shkëpusim një deklaratë tjetër, thjesht për ta kujtuar një citim nga programet e tjera ku ti je shprehur, ke folur për një stërkëmbësh, ku dikush të ka vënë, ka qenë e gjinisë femërore. Kanë qenë në kuadër të humorit ato apo të vërteta?

Oriela Nebijaj: Fiks ajo deklaratë të cilës ti po i referohesh në këtë moment, ka qenë në një emision që kryesisht e bazonte tek humori dhe tek situatat hipotetike dhe unë e sajova ashtu si për të thënë po siç komentohet gjithmonë nga gojët e liga, ishte një stërkëmbësh që më bëri mua të dilja nga partia Demokratike nga e cila nuk kam dalë kurrë që nga momenti që vendosa të jem aktivisht pjesë e saj. Por t’ju përgjigjur tani pyetjes me sinqeritet dhe me vërtetësi, në fakt me thënë të drejtën, unë kam patur një fat shumë të mirë, ndoshta të rrallë, e di që rrugëtimi për shumëkënd tjetër nuk ka qenë i vështirë, por besoj duke qenë unë e qetë dhe duke mos bërtitur për punën time, por duke lënë punën që të flasë për mua, kam patur një teren shumë pozitiv edhe bashkëpunues. Nuk kam gjetur konflikte që të më bënin të mendoja që më mirë të tërhiqem.

Të gjitha gratë, zonjat që kam takuar dhe kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi edhe deri më tani, kanë qenë pozitive dhe bashkëpunuese, por jo se unë kam bërë ndonjë garë të madhe ose i kam vënë në sfidë. Emri në listë krijon kënaqësi tek shumëkush, mund të krijojë xhelozi tek shumëkush tjetër, unë jam e qartë për këtë, por unë do maksimumin që të gjithë bashkë t’ja dalim dhe të vijë ndryshimi që duhet të vijë. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike oriela nebijaj oriela nebijaj

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2021, 17:44

DURRËS– Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme është takuar me intelektualë në Durrës, ku dhe ka shpalosur programin e Partisë Socialiste për të ardhmen. ...