Bota

E konfirmuar nga COVAX, vaksinat anti-Covid pritet të vijnë shumë shpejt në Kosovë: Do të jenë 24 mijë doza

26 Mars 2021, 20:41 Nga DOSJA
E konfirmuar nga COVAX, vaksinat anti-Covid pritet të vijnë shumë

KOSOVË- Pjesa e parë e vaksinave anti-Covid pritet të vijnë shumë shpejt në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Në një njoftim për mediat, MSH ka thënë se data e ardhjes së vaksinave nuk është bërë e ditur ende. Ndërkohë që ka thënë se fillimisht do të jenë 24 mijë doza të para të vaksinave.

“GAVI ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë se vaksinat e para (Astra Zeneca) në kontingjent prej 24 mijë dozave do të arrijnë shumë shpejt. MSH-ja, sipas procedurave të aplikimit të përgatitur nga COVAX ka dorëzuar aplikacionin me të gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizëm dhe COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar aplikimi i saj, thuhet në përgjigjen e MSH-së për KP,” thuhet në njoftimin e MSH .

Deri tani në Kosovë nuk ka shkuar asnjë ngarkesë me vaksina anti-Covid, duke u bërë një nga vendet e vetme të Evropës pa vaksina. Ndërkohë që disa mjekë të Kosovës po vaksinohen në Kukës me vaksinat e dhuruara nga Shqipëria. Deri tani janë vaksinuar 250 mjekë nga Kosova në Kukës, ndërsa 200 të tjerë pritet të vaksinohen nesër.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora covax vaksnat ne kosove covax vaksnat ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2021, 20:11

SHBA, më shumë të rinj me ankth nga pandemia

SHBA– Një numër më i madh të rinjsh në Shtetet e Bashkuara thonë se ndihen në gjendje ankthi ose depresioni gjatë gjashtë muajve të fundit të pandemisë, n...

Bota 26 Mars 2021, 18:51

TURQI- Kinematografia shqiptare, maqedonase dhe turke janë në zi për shkak të vdekjes së aktorit Luran Ahmeti. Aktori shqiptar nga Maqedonia e Veriut që ka luaj...