Dita e dytë e fushatës zgjedhore! Rama në Durrës, inspekton nga afër punimet në qytet, takohet me qytetarët. Dreka me pes
26 Mars 2021, 11:40Nga DOSJA
DURRËS– Pas çeljes së fushatës zgjedhore në Tiranë, Rama nisi ‘turin’ në qytetin bregdetar të Durrësit. Si fillim, Rama ishte i pranishëm në disa lagje, aty ku pa më nga afër procesin e rindërtimit. Më pas kreu i qeverisë u ndal dhe në një vizitë në kopshtin ‘1 qershori’ i cili është rindërtuar.
Kryeministri zgjodhi që të shkojë në qendrën ku po kryhet vaksinimi anticovid në këmbë, i shoqëruar nga disa forca sigurie. Në krah të Ramës, ishin prezent kryebashkiakia e qytetit, Milva Ekonomi dhe pjestarë të tjerë të skuadrës së PS-së për Durrësin. Teksa ecte, Rama mori vëmendjen e qytetarëve të cilët i shprehën dhe dëshirën për foto. Kjo dëshirë iu realizua disa fëmijëve, një çifti dhe të rejave të qytetit.
Rama ndaloi dhe në disa banesa në Durrës, aty ku bisedoi me familjarët. Një prej tyre e cila i bëri përshtypje Ramës, ishte një vajzë 2-vjeçare. Përpos këtyre, ishin disa biznese në të cilat kryeministri vendosi që të ndalonte disa minuta. Në një dyqan telefonash, Rama pyeti për xhiron ditore. Duke mos marrë përgjigje nga punonjësi, kryeministri pyeti vetë pronarin, ky i fundit po ashtu nuk i dha një përgjigje konkrete.
Më pas kreu i qeverisë konsumoi dhe një drekë me peshkatarët në portin e Durrësit. Me batutë ai u shpreh nga dreka se së shpejti do ti bëjë vaksinat në varkë për peshkatarët. Mirëpo, një tjetër deklaratë ishte se nuk ka ardhur në Durrës për vota por për të bërë histori.
Vizita në Durrës, vjen një ditë pas çeljes së fushatës zgjedhore. Partia Socialiste bëri hapjen në sheshin ‘Skëndërbej’ më 25 mars në orën 18:00, ku të pranishëm ishin vetëm kandidatët për deputetë.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryeministrit Edi Rama i ka ardhur një letër nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev. Ky i fundit i ka dërguar një mesazh u...
TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një konferencë për shtyp me gazetarët duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme për verifikim 28 kandidatë nga listat e partive politike që garojnë në zgje...
TIRANË- Dje nisi zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në dy forma te të ndryshme, dy partitë më të mëdha në vend, Partia Socialis...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar me një apel shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Përmes një video-live të publikuar në “Facebook”...
GRAMSH– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Elbasan, ka zhvilluar një takim me fermerët e Gramshit, ku këta të fundit janë shprehur se nuk kanë mbësh...
TIRANË– Është vendosur më 29 mars në orën 11:00 seanca në Kolegjin Zgjedhor ku do të shqyrtohet ankimimi i Partisë Socialiste për listat e kandidatëve...
TIRANË– Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka publikuar një foto nga ajri të mitingut të Partisë Demokratike. Ai shkruan se aty ishin “10 milion euro...
TIRANË– Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partitë Popullore Evropiane, Patrick Voller ka shpërndarë mesazhin e kryedemokratit Lulzim Basha, duke shpr...