Bota

Zyrtarët e LDK-së mbështesin Vjosa Osmanin si presidente, pritet një takim tjetër për një vendim përfundimtar

26 Mars 2021, 07:47 Nga DOSJA
Zyrtarët e LDK-së mbështesin Vjosa Osmanin si presidente, pritet

KOSOVË-Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk ka vendosur nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin si presidente. Sipas Gazeta Express, disa anëtarë janë shprehur pro dhe disa kundër, për këtë arsye kryetari i saj Lumir Abdixhikun, ka thënë se do të zhvillohet një takim tjetër me Vjosa Osmanin.

Deri tani, janë disa anëtarë të LDK-së që publikisht kanë thënë se do ta mbështesin Osmanin si presidente.

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, është shprehur hapur se ai do ta votojnë Osmanin nëse kjo është në dorën e tij.

“Nëse më pyet personalisht për një emër të përveçëm, LDK-ja duhet me pas votë, sepse ia jep së pari shtetit presidenten, nën dy ia jep një njeriu që është rritë, është ndërtuar dhe politikisht është pjekë në LDK,”-ka thënë ai.

Ndërsa, Gazmend Muhaxheri, një tjetër nënkryetar i LDK-së ka thënë se do vendosin, pasi të shohin qëndrimin e saj në lidhje me dialogun apo institucionet e pavarura

“Kur të dalin këto qëndrime, do të jem më i qartë nëse LDK-ja duhet të ketë votë ose jo për Vjosa Osmanin. Në fillim duam ta dimë qëndrimin e Osmanit për dialogun. A do ta vazhdojë ajo dialogun? Ne duam që normalisht ajo të jetë pro dialogut në mënyrë që t’i japë vendit perspektivë. Pastaj, duam t’i dimë qëndrimet e saj në raport me institucionet e pavarura. Tash duhet të zgjidhen shefi i AKI-së, ambasadorët, gjyqtarët, prokurorët,”-ka thënë ai.

Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku ka arritur të marrë 438 mijë e 334 vota. LVV-ja ka marrë mbështetjen e mjaftueshme dhe Albin Kurti është shpallur kryeministër, ndërsa Glak Konjufca kryetar i Parlamentit dhe njëkohësisht dhe President, deri në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Presidenti i ri duhet të zgjidhet brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, në rast të kundërt vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nga LVV-ja kandidate për presidente është Vjosa Osmani, por asaj i duhet të fitojë mbështetjen nga partitë e tjera për të mbajtur këtë post.

(k,a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll