Politike

A kishte ftesë për mitingun e PD? Kryemadhi: Pyesni çifutët e tij pse nuk ftuan Monikën

25 Mars 2021, 20:56 Nga DOSJA
A kishte ftesë për mitingun e PD? Kryemadhi: Pyesni

TIRANË- Kryetarja e Partisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e pytur se përse nuk ishte ditën e sotme së bashku me Bashën në çeljen e fushatës së Partisë Demokrtaike, ka thënë se do dalë herë tjetër.

Kryemadhi tha se në hapjen e fushatës u bë prezantimi i kandidatëve të PD-së dhe se nuk kishte kuptim prezenca e LSI, sepse ata e kanë nisur me kohë prezantimin e kandidatëve në rrethe.

Çani: Pse nuk ishit bashkë sot në shesh me z.Basha?

Kryemadhi: Po unë nuk kam punë, Basha ka prezantuar kandidatët e PD sot, unë kur bëra konventët nuk e ftova Bashën.

Çani: Domethënë që nuk ju ftoj Basha?

Kryemadhi: Po jo more, kjo s’më takon mua ta them, s’më takon të isha aty sepse ishte dita e tij, unë kandidatët e mi i prezantoj përditë.

Çani: Po jo moj Monika se kjo ishte ditë e shënuar, ishte si ditëlindje, ishte festë, ishte hapja sot, dasma.

Kryemadhi: Jo, dasma është me 25 prill, sot ishte si dita e enjte, darka e dajave. Vijnë dajat me viçin me tollumbacet. Ka ditë plot deri në 25 prill, bashkë do dalim, janë 12 qarqe. Ne mund të bëjmë mbylljen bashkë. Nuk është e duhur që ne të dalim të bëjmë harxhime për “show”.

Çani: Unë mendoj që Luli nuk duhet të anashkalojë LSI-së, e provoi në 2017 dhe iku për kumbulla. Sot Basha duhet të ftonte Kryemadhin dhe gjithë LSI-në.

Kryemadhi: Unë nuk ndërhyj te PD-ja, të bëjë Basha çfarë të dojë apo ata çifutët që ka ai nëse i thonë apo jo të ftojë Monikën.

(A.k;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll