Bota

Udhëheqësit e 5 shteteve i dërgojnë letër urime Albin Kurtit, Italia i përmend dialogun me Serbinë, Kroacia ofron mbësht

25 Mars 2021, 10:56 Nga DOSJA
Udhëheqësit e 5 shteteve i dërgojnë letër urime Albin

KOSOVË-Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë letra urimi nga udhëheqësit nga vende të ndryshme. Në Gazeta Express, janë publikuar 5 letra. Një prej tyre ishe nga presidenti turk, Reccep Erdogan, i cili ndër të tjera i ka kërkuar rishikim e vendimit për Ambasadës së Jerusalemit.

Kryeministri italian Mario Draghi, krahas urimit për fitoren i ka përmendur dhe dialogun me Serbinë. Ai është shprehur se realizimi i dialogut i mbështetur nga Bashkimi Evropian është një çështje e rëndësishme.

Zoti Kryeministër, me rastin të ardhjes Suaj në krye të Qeverisë kosovare, dëshiroj t’ju
dërgoj urimet më të përzemërta në emrin tim dhe të Qeverisë Italiane dhe t’ju uroj sukses në punën e Qeverisë. Formimi i Qeverisë suaj bie në një moment historik të karakterizuar nga sfidat globale të paraqitura nga pandemia COVID-19, të cilat përcillen nga prioritetet që do të adresohen në nivel kombëtar – nga konsolidimi i institucioneve demokratike dhe sundimi i ligjit deri te rimëkëmbja ekonomike – dhe stabilizimi i plotë i kornizës rajonale, ku rezultati i suksesshëm i dialogut me Serbinë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian përfaqëson një element qendror,”-ka shkruar ai.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në letrën e tij të urimit ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën. Po ashtu, ai është shprehur se do të ndihmojë Kosovën në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Bazuar në marrëdhëniet miqësore dhe historike mes popullit Kroat dhe Kosovar, jam më se i bindur që marrëdhëniet tona bilaterale do të vazhdojnë të forcohen, për përfitimin e të dy vendeve tona dhe popujve tanë. Qeveria ime dhe unë qëndrojmë të gatshëm për të ju asistuar juve në çdo mënyrë që mundemi në transferimin e njohurive dhe përvojës tonë, dhe për të punuar me ju dhe qeverinë tuaj në avancimin e perspektivës së Kosovës për në NATO dhe BE”, thuhet në letër, ku përmendet edhe gatishmëria për bashkëpunim ekonomik bilateral.

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish, ka përmendur marrëdhënien e mirë ndërmjet dy vendeve dhe është zotuar se do të ndihmojë Kosovën në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Me këtë rast, dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për marrëdhëniet e mira dhe miqësore ndërmjet Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës, si dhe të shpreh bindjen time të fuqishme që ato do të vazhdojnë në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Gjithashtu dëshiroj ta theksoj mbështetjen tonë ndaj Republikës së Kosovës në përpjekjet e saj për fuqizimin e parimeve demokratike, ndërtimin e marrëdhënieve miqësore brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe ndaj ambicieve të saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në letrën e Babish.

Lideri i Hungarisë, Viktor Orban, në letër i ka uruar suksese Kurtit dhe është shprehur se do të ketë gjithmonë mbështetjen e vendit.

“Ju siguroj se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Hungarisë në objektivin e saj të integrimit evropian. Me shpresën se do t’ju takoj së shpejti personalisht, ju uroj suksese të mëdha dhe shëndet të mirë për punën tuaj me përgjegjësi të lartë”, thuhet në letrën e Orban.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota kurti merrr urime nga disa lidera boteror kurti merrr urime nga disa lidera boteror

Sondazh

Poll