Bota

I gjenden 4 pistoleta në shtëpi, Nikola Gruevski: I kam me leje

24 Mars 2021, 21:56 Nga DOSJA
I gjenden 4 pistoleta në shtëpi, Nikola Gruevski: I kam me leje

MAQEDONI E VERIUT- Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski i janë gjetur 4 pistoleta në shtëpi. Telegrafi shkruan se, gjatë kontrollit që policia i ka bërë shtëpisë së Gruevskit ka gjetur 4 pistoleta.

Vetë Gruevski këtë e thënë se policia e ka kontrolluar shtëpinë e tij para disa kohësh, ndërsa për pistoletat, ai tha se i ka me leje dhe se mund ti gjejnë lejet në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Është hera e tretë që nga arratisja ime nga Maqedonia. Këtu nuk i quaj ato periodiket që disa muaj vinin policë me uniformë për të pyetur nëse jam në shtëpi. Hera e fundit para 3-4 muajve. Lajmi më i ri është se kanë gjetur armë pa leje. Katër pistoletat e mia janë me leje të dhëna nga MPB dhe aty kanë mund t’i gjejnë edhe lejet. Kjo leje vlente deri në momentin kur u arratisa nga Maqedonia me qëllim që të kërkoj azil politik për shkak të përndjekjes time nga pushteti”, shkruan Gruevski

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni nikola gruevski nikola gruevski

Sondazh

Poll