Bota

Qëlloi 11 herë me thikë të dashurën për shkak të xhelozisë, gjykata italiane dënon me burgim të përjetshëm shqiptari

24 Mars 2021, 12:38 Nga DOSJA
Qëlloi 11 herë me thikë të dashurën për shkak

ITALI– Gjykata e Chietit në Itali, ka dënuar me burgim të përjetshëm 29-vjeçarin shqiptar Roland Bushi, i akuzuar për vrasjen e moldaves Aliona Oleinic, 33 vjeç.

Bushi e sulmoi Oleinic më 3 shtator të 2019 në kopshtin e shtëpisë në Francavilla al Mare, duke e goditur 11 herë me thikë. Gruaja vdiq në poliklinikën e Romës 45 ditë pas shtrimit, pasi ishte e shtruar në spitalin e Chietit ku krey gjashtë operacione, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Sipas Il Messaggero, mëngjesin e djeshëm, Gjykata dëgjoi të akuzuarin të lidhur me videokonferencë nga burgu i Viterbo-s, ku ai po mbahet. Roland Bushi tha se ishte me Alionën atë natë dhe se në mëngjesin e 3 shtatorit, paraprirë nga një natë në të cilën ai kishte konsumuar drogë dhe alkool, ai donte vetëm ta kërcënonte dhe trembte, por jo ta vriste.

Sipas tij, shkak i debatit është bërë xhelozia, pasi ai kishte mësuar se Aliona ishte larguar prej shqiptarit dhe dilte me një tjetër djalë, ky ishte dhe shkaku i konfliktit mes tyre.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aliona oleinic roland bushi aliona oleinic roland bushi

Sondazh

Poll