Bota

Tri grabitës të veshur si policë vjedhin 24 mijë euro në Londër, autoritetet britanike “ngrihen” në këmbë

24 Mars 2021, 12:08 Nga DOSJA
Tri grabitës të veshur si policë vjedhin 24 mijë euro

LONDER- Tre persona të maskuar si policë janë vënë nën hetim nga policia britanike pasi ishin vetë emëruar si policia britanike për të vjedhur kështu plot 24 mijë euro në një apartament.

Policia britanike ka nisur një hetim kundër kësaj treshe-je të cilët deklaruan se ishin në krye të një hetimi për evazion fiskal përpara se të hynin me dhunë në një shtëpi në Crydon të Londrës.

Të dyshuarit ishin të veshur me kapele të zeza të cilat shkruanin “Policia” dhe iu treguan pronarëve një mandat kontrolli fals. Banorët e shtëpisë lidhën me pranga dhe e hodhën në tokë një nga grabitësit pasi kishin filluar të krijonin dyshimet e para se ata nuk ishin vërtetë policia e kontrollit Britanik.

Po ashtu, viktimat e grabitjes pohuan se grabitësit kishin marrë me vete rreth 24 mijë euro si edhe një armë zjarri teksa largoheshin me shpejtësi me mjetin e tyre. Sakaq, policia vijon punën për kapjen e tyre, ndërsa ngjarja ka shokuar të gjithë mediat dhe banorët e zonës.

(r.b/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota vjedhje si police ne londer vjedhje si police ne londer

Sondazh

Poll