Politike

Bushati: Qëndrimet e mia kanë qenë të qarta, e prisja përjashtimin tim nga Rama, ishte vendim i padrejtë

23 Mars 2021, 20:47 Nga DOSJA
Bushati: Qëndrimet e mia kanë qenë të qarta, e prisja

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar në lidhje me vendimin e Kryeministrit Edi Rama, për ta përjashtuar nga lista e kandidatëve të PS-së.

I ftaur në emisionin ‘A Show’, Bushati ka thënë se nuk ishte e papritur, por megjithatë ka shtuar se ky vendim ishte i padrejtë. Bushati thotë se ka dhënë kontibutin e tij në PS, për rezultatet në zgjedhje në Tiranë dhe për rezultet historike të PS në Shkodër në zgjedhjet e 2017.

“Nuk ka qenë një çështje e cila më ka gjetur e papërgatitur. Vetes i njoh disa instikte dhe nuhatje në politikë dhe e kam pritur se do të vinte ky vendim i Edi Rama do të më përjashtonte nga lista e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. Në gjykimim tim e shikoj të padrejtë këtë vendim, një vendim i pambështetur në një logjikë normale, pasi i referohem mënyrës se si kam në politikë, kontributim tim në PS, për rezultatet në zgjedhje në Tiranë dhe për rezultet historike të PS në Shkodër në zgjedhjet e 2017. Qëndrimet e mia, pavarësisht funksioneve që kam mbajtur, qoftë edhe në ata mbledhje në PS apo në qeveri, kanë qenë shumë të qarta si për pyetjet që ju më ushtruat, sidomos për influencën e krimit në politikë dhe përqendrimi i pasurisë në një rreth të vogël njerëzish.”- ka thënë ai.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ditmir bushati ditmir bushati

Sondazh

Poll