Bota

Ish-ministri i jashtëm serb flet për qeverinë e re: Kurti pret që SHBA-ja dhe BE-ja të bëjnë presion për njohjen e vendi

23 Mars 2021, 14:31 Nga DOSJA
Ish-ministri i jashtëm serb flet për qeverinë e re: Kurti pret

KOSOVË-Ish-ministri i Jashtëm serb, Vladislav Jovanoviç ka thënë se nuk pret ndonjë arritje nga Qeveria e re e Kosovës, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Gazeta Express, ai është shprehur se Kurti pret që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të bëjnë presion ndaj Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij kjo është arsyeja sepse Kurti deklarojë që do të marrë pjesë në dialog. Gjithashtu ka shtuar se Kurti nuk është i hapur për zgjidhje me kompromisi.

“Ata janë duke pritur për momentin kur SHBA-ja dhe BE-ja do të bëjnë presion të mjaftueshëm dhe të padurueshëm ndaj Serbisë për të pranuar përfundimisht shtetin e ri, dmth Kosovën e pavarur. Kjo është arsyeja pse Kurti bëri një deklaratë të tillë që ai do të marrë pjesë në dialog, sepse ai nuk mund të bënte ndryshe, se ata kanë vetëm një qëllim – ta arrijnë njohjen e ndërsjellë.  Prishtina dëshiron, pret dhe mobilizon të gjithë ndikimin e saj në Amerikë, në mënyrë që Washingtoni, së bashku me Brukselin, në fund të fundit të ushtrojnë një presion të madh ndaj Serbisë dhe ta marrin njohjen e Kosovës nga ajo. Ai vetë nuk është shumë i hapur për një zgjidhje kompromisi, megjithëse nuk e refuzon atë paraprakisht për arsye negociimi,”-ka thënë ai.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi vladislav jovanoviç dialogu kosove-serbi vladislav jovanoviç

Sondazh

Poll