Bota

‘Vajza ime i flet të dyja, e flet edhe shqipen’, kishte pohuar Albin Kurti kohë para akuzave nga deputetja e PDK-s

23 Mars 2021, 11:40 Nga DOSJA
‘Vajza ime i flet të dyja, e flet edhe shqipen’, kishte pohuar

KOSOVË– Gjatë seancës së djeshme për votimin e Qeverisë Kurti, në një moment vëmendja u kthye edhe te familja e Albin Kurtit, saktësisht te vajza e tij. Ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se Kurti do të jetë kryeministri i parë, fëmijët e të cilit nuk i flasin shqip në shtëpi.

Por, në një intervistë që e kishte dhënë për emisionin “Konak”, Kurti kishte thënë se vajza e tij e flet edhe gjuhën shqipe, por edhe norvegjeze.

‘Vajza ime i flet të dyja. E flet edhe shqipen, njësoj sikurse bashkëmoshatarët e saj, por edhe norvegjisht. Mendoj që tash ka filluar që ta kuptojë edhe anglishten, me të cilën shumë shpesh komunikojmë unë edhe gruaja ime. Ajo ka mbaruar edhe një kurs të shqipes në Tiranë, kështu që ajo di shqipen më mirë se unë norvegjishten”,- kishte thënë Kurti.

Përveç shqipes e norvegjishtes, Kurti kishte thënë se ajo kishte nisur ta mësojë edhe anglishten, meqenëse ndihej e përjashtuar në bisedat e prindërve të saj.

“Në fillim është interesant se Lea kur ne flisnim anglisht e kapte njëfarë sikleti i përjashtimit, sepse anglishtja ishte gjuha me të cilën ajo e identifikonte përjashtimin që i bëhej asaj. Pra, kur ne flisnim anglisht, ajo nuk ishte as shqip e as norvegjisht, rrjedhimisht ishte gjuha ku ajo nuk është. Mirëpo, me kalimin e kohës filloi që ta kuptoj edhe atë, dhe e pashë se prej mrroljes së syve kur ne flisnim anglisht, kaluam te picërrimi i veshëve meqenëse mundohej që të dëgjonte sa më shumë sepse kuptonte gjithnjë e më shumë”,- kishte deklaruar Kurti.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, dje tha se Kurti do jetë kryeministri i parë shqiptar fëmijët e të cilit nuk i flasin shqip në shtëpi. Musliu këto deklarata i dha në seancën që po mbahej për votimin e Qeverisë. TAsaj i’u tërhoq vërejtja për gjuhën e përdorur nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora   ganimete musliu albin kurti glauk konjufca   ganimete musliu albin kurti glauk konjufca

Sondazh

Poll