Bota

Freddie, foka që u bë e famshme dhe fitoi zemrat e britanikëve ka ngordhur pas sulmit nga një qen

23 Mars 2021, 11:13 Nga DOSJA
Freddie, foka që u bë e famshme dhe fitoi zemrat e britanikëve ka

BRITANI– Freddie, foka që rrëmbeu zemrat e londinezëve që kur u vendosën pranë Hammersmith Bridge muajin e kaluar, ka ngordhur pasi një sulm nga qeni e la atë me plagë të rënda.

Veterinerët që trajtuan këlyshin e dashur të fokës thanë se e vetmja mundësi etike dhe e drejtë ishte t’i jepnin fund vuajtjeve të tij pasi sulmi i egër e la atë me një plagë të infektuar dhe gjymtyrë të thyera.

Sipas Guardian, që kur mbërriti në rrjedhën e sipërme të lumit disa javë më parë, këlyshi u mbiquajt me emrin e Freddie Mercury pasi dukej se ishte një fokë ndryshe nga të tjerat të cilat nuk preferojnë të qëndrojnë në zona të banuara. Ai ishte vërejtur rregullisht duke bërë banja dielli me një baticë të ulët për kënaqësinë e këmbësorëve në Barnes, Teddington dhe Putney.

Por foka u sulmua nga një qen rrace ndërsa ai qëndronte përgjatë rrugës Thames të Dielën pasdite. Katër kalimtarë, mes tyre një veteriner, vrapuan për të hequr qenin nga Freddie dhe ta tërhiqnin atë. Qeni u tërhoq nga pronari i tij i cili thuhet se më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Freddie fitoi vëmendjen e publikut në shkurt kur u shpëtua nga Teddington Lock pasi u kap nga një rrjetë peshkimi. Pasi u la i lirë në Ishullin e Sheppey, ai shpejt u kthye në zonën Teddington dhe Twickenham të Thames, ku deri të Dielën, ai ishte sulmuar. Një mbledhje fondesh online e krijuar për të falënderuar ekipet në BDMLR ka mbledhur më shumë se 4,000 paund.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ngordh foka freddie ngordh foka freddie

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2021, 09:42

TURQI– Një aktiviste e të drejtave të grave u qëllua për vdekje me thikë nga i dashuri i saj, vetëm pak ditë pasi postoi se gratë “vdesin shumë lehtë” në Turqi....