Bota

Mbledhja e parë e qeverisë, Kurti: Duhet të veprojmë shpejtë që t’i ndalim humbjet financiare në ndërmarrjet publike

23 Mars 2021, 11:08 Nga DOSJA
Mbledhja e parë e qeverisë, Kurti: Duhet të veprojmë

KOSOVË-Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar mbledhjen e parë të Qeverisë. Sipas Telegraf, ai ka thënë, se do të ndihmojë sektorin sektorin privat në mënyrë që të shpëtojë vendet e punës.

“Përtej veprimeve urgjente për menaxhimin e pandemisë, duhet të veprojmë shpejtë që t’i ndalim humbjet financiare nga kompanitë publike, por edhe të ndalim recesionin ekonomik duke ndihmuar sektorin privat që të shpëtojmë vendet e punës dhe prodhimit”, tha Kurti.

Po ashtu, ka shtuar që ndërmarrjet duhet të jenë mbështetëse të ekonomisë.

“Në ndërmarrjet publike duhet të ketë auditim të performancës. Aty ku gjejmë shkelje të ligjit dhe performancë të dobët, duhet të veprojmë shpejtë në kthimin e ligjshmërisë por edhe në vendosjen e një menaxhmenti i cili ka aftësinë, vullnetin dhe vizionin që ta kthejnë ndërmarrjen publike si mbështetëse të ekonomisë”, ka përfunduar ai.

Lajmi kryesor:Qeveria e re! Albin Kurti shpallet zyrtarisht kryeministër, Avdullah Hoti i dorëzon detyrën

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti krijohet qeveria kurti ne kosove albin kurti krijohet qeveria kurti ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2021, 09:42

TURQI– Një aktiviste e të drejtave të grave u qëllua për vdekje me thikë nga i dashuri i saj, vetëm pak ditë pasi postoi se gratë “vdesin shumë lehtë” në Turqi....