Bota

Kosovë/ Publikohen emrat e 12 deputetëve që do të zëvendësojnë anëtarët e kabinetit qeveritar në Kuvend

23 Mars 2021, 10:16 Nga DOSJA
Kosovë/ Publikohen emrat e 12 deputetëve që do

KOSOVË-Eugen Cakolli, përfaqësuese nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar emrat e deputetëve të rinj që kanë fituat mandatin në Kuvend dhe do të zëvendësojnë ata të qeverisë aktuale.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka treguar se nga qeveria e formuar ditën e djeshme, 12 anëtar të kabinetit qeverisës kanë humbur mandatit e deputetit. Po ashtu ai ka publikua dhe emrat e tyre dhe personat që i kanë zëvendësuar.

“Për zëvendësimin e tyre, Kryetari i Kuvendit do t’i bëjë praktikisht kërkesë vetes si U.D. i Presidentit, që të mbushë ulëset e mbetura të zbrazëta.  Pastaj, në cilësinë e U.D. të Presidentit, Glauk Konjufca do të kërkojë nga KQZ-ja që të rekomandojë emrat e kandidatëve në radhë me numrin më të madh të votave. KQZ-ja ka afat pesë ditë, që nga pranimi i kërkesës, për të kthyer përgjigje me emrat e ligjshëm të kandidatëve në radhë – të cilët duhet që në seancën e radhës të Kuvendit të japin betimin e tyre

Kandidatët për deputetë që do të zëvendësojnë tashmë ministrat e Qeverisë ‘Kurti 2’ janë:

Donika Gërvalla-Schëarz – Shqipe Isufi

Arben Vitia – Enver Haliti

Hekuran Murati – Mirsad Shkreta

Faton Peci – Gramos Agusholli

Liburn Aliu – Alban Bajrami

Arbërije Nagavci – Yllza Hoti

Hajrulla Çeko – Jahja Kokaj

Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi

Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi

Fikrim Damka – Enis Kervan

Elbert Krasniqi – Fridon Lala

Emilija Redžepi – Samra Ilijazi,“-ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me votimin e djeshëm të Qeverisë ‘Kurti 2’, janë plot 12 anëtarë të kabinetit ekzekutiv që tashmë kanë humbur mandatin e…

Posted by Eugen Cakolli on E martë, 23 Mars 2021

Lajmi kryesor: Qeveria e re! Albin Kurti shpallet zyrtarisht kryeministër, Avdullah Hoti i dorëzon detyrën

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora -eugen cakolli krijohet qeveria kurti ne kosove -eugen cakolli krijohet qeveria kurti ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2021, 09:42

TURQI– Një aktiviste e të drejtave të grave u qëllua për vdekje me thikë nga i dashuri i saj, vetëm pak ditë pasi postoi se gratë “vdesin shumë lehtë” në Turqi....