Politike

FOTOT/ Kandidatja e PD në Tiranë, Lediana Fratari, denoncon gjendjen e një qendre votimi

22 Mars 2021, 13:03 Nga DOSJA
FOTOT/ Kandidatja e PD në Tiranë, Lediana Fratari, denoncon gjendjen e

Kjo është qendra e votimit 1855, në lagjen Selitë të Tiranës. Eshtë fotografuar dhe publikuar nga kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Lediana Fratari.

“Ne nuk mund të paragjykojmë aspak standardin e procesit zgjedhor, por mund të gjykojmë standardin e kësaj ndërtese, të dëmtuar madje edhe nga tërmeti, që do të shërbejë si qendër votimi për 1 mijë votues në këtë zone”– shkruan Fratari.

Ajo thekson më tej se ndërtesa është e amortizuar dhe e rrënuar, nga jashtë dhe brenda dhe ajo nuk mund të jetë kurrësesi një qendër votimi.

“Unë ftoj institucionet përgjegjëse të verifikojnë kushtet e qendrave të votimit, për të ofruar jo vetëm siguri për ata që do të punojnë brenda tyre, por edhe seriozitetin që merinton një proces zgjedhor” – theksoi kandidatja Fratari.

Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari lediana fratari

Sondazh

Poll