Politike

21 Mars 2021, 12:15 Nga DOSJA

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme në Elbasan, kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste. Në nisje të fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se Partia Demokratike po vendos në rrezik jetën e qytetarëve me fushtën elektorale që po bën, duke thënë se ata do të mundohen që të komunikojnë me qytetarët mirëpo në një mënyrë më të sigurtë.

Për konfliktin fizik mes biznesmenin Gjergj Luca dhe kandidatit të Partisë Demokratike në Elbasan, kreu i qeverisë Rama tha se ishte një sjellje e papranueshme për qytetin. Rama e cilësoi Boçin si huligan dhe skuth duke thënë se Elbasani nuk e meriton një përfaqësim të tillë. Po ashtu, Rama tha se sulmi ishte vulgar, e nëse do ishte bërë nga ndonjëri prej tyre gjërat do kishin marrë rrjedhë tjetër, nga përgjigjia që do jepej nga ana e PD-së. Ai tha se nuk do lihej gjë pa thënë për PS-në nëse agresori do ishte njëri prej tyre.

Incidenti që ndodhi më 14 mars në qendër të Elbasanit nuk kaloi pa u komentuar nga kryeministri. Ai tha se e gjitha ishte një provokim nga ana e Partisë Demokratike e se nuk ishte i shoqëruar nga kriminelë ashtu siç u akuzua nga opozita. Rama tha se atë ditë ishte i ftuar nga ministrja Kushi dhe nga Taulant Balla, e se nuk shoqërohej me kriminelë. Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se i ka thënë disa personave që të heshtnin pasi nuk kishin ardhur aty për atë punë.

Një nga deklaratat e Ramës, teksa ishte i pranishëm në Elbasan, ishte se Agron Duka ka firmosur me kreun e PD-së, Lulzim Basha që të jetë ministri i Bujqësisë. Sipas tij, Basha do t’u japë karrigen e pushtetit atyre që kanë qenë 20 vite më parë. Ai i cili sipas tij e meriton atë vend, është Nard Ndoka pasi na bën të qeshim.

Duke vijuar ironitë për opozitën, ai përmendi Dashnor Sulën, duke kujtuar një episod që sipas kryeministrit të ndodhur në stadiumin e Peqinit, duke thënë se ka thyer dhe rekorde në YouTube.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne elbasan edi rama rama ne elbasan

Sondazh

Poll

Politike 20 Mars 2021, 20:43

Shqipëria përgatitet për zgjedhje të trazuara

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri mund të mos ketë filluar zyrtarisht, por tashmë programet e partive në një vend që vuan nga një shk...