Politike

Harta e publikuar nga Vuçiç, Basha: Veprim i shekullit të kaluar që dëmton klimën e stabilitetit!

21 Mars 2021, 10:57 Nga DOSJA
Harta e publikuar nga Vuçiç, Basha: Veprim i shekullit të

BERAT– Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi gjestin e bujshëm të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili poston në rrjetin e tij social hartën e Kosovës të mbivendosur edhe flamurin serb.

Basha tha se politika e tij e jashtme do të udhëhiqet nga dy parime thelbësore, si integrimi evropian i Shqipërisë dhe konsolidimi i shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në institucionet ndërkombëtare.

INTERVISTA:

Pyetja: Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ditët e fundit ka hedhur në rrjetet e tij sociale hartën e Kosovës të mbivendosur edhe flamuri serb. Ditën e sotme, më në fund ka patur një reagim nga Tirana zyrtare, por cila do të jetë marrëdhënia juaj me shtetin serb dhe nga ana tjetër cila do të jetë përqasja juaj ndaj mini-shengeneit Ballkanik?

Lulzim Basha: Është fare e qartë që politika ime e jashtme do të udhëhiqet nga dy parime: nga Integrimi Europian i Shqipërisë, nga forcimi dhe konsolidimi i shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në institucionet ndërkombëtare, si dhe ndihma ndaj Kosovës e pakursyer për integrimin e saj euroatlantik. Çdo hap që hidhet në drejtim të të kaluarës, dëmton ata që e hedhin këtë hap. Kjo është ajo që shpreha dje, ndërkohë që Tirana Zyrtare dhe Edi Rama kishin qepur gojën. Deklarata e presidentit Vuçiç, ishte një deklaratë e shekullit të kaluar, e cila dëmton klimën e stabilitetit dhe të përparimit të vendeve të rajonit dhe shkon në kundërshtim të plotë me aspiratat e popujve të rajonit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe Kosova e pavarur do të jetë me ndihmën e partnerëve tanë strategjik dhe me ndihmën e Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare nesër anëtare me të drejta të plota në NATO dhe në Bashkimin Europian.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha ne berat lulzim basha ne berat

Sondazh

Poll

Politike 20 Mars 2021, 20:43

Shqipëria përgatitet për zgjedhje të trazuara

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri mund të mos ketë filluar zyrtarisht, por tashmë programet e partive në një vend që vuan nga një shk...