Politike

Manastirliu në spitalin e Kukësit, ministrja: Investimi më i mirë! Vijohet me vaksinimin në mënyrë intensive

21 Mars 2021, 10:29 Nga DOSJA
Manastirliu në spitalin e Kukësit, ministrja: Investimi më i

KUKËS– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte e pranishme ditën e sotme në Kukës, aty ku pa nga afër punën që po bëhet në spitalin e zonës. Ajo u shpreh se ky është investimi më i mirë që iu është bërë Kukësit, ndërkohë që tha se vijohet me vaksinimin e mjekëve dhe arsimtarëve.

Është fantastike, investimi më i mirë për Kukësin. Puna nuk ka ndalur në asnjë moment. Ndërkohë që vijojmë me vaksinimin e të gjithë arsimtarëve në Kukës. Vijojmë në të gjitha pikat e përqëndruara dhe ato të moshës 80 vjec, tashmë janë më shumë se 10 mijë arsimtarë që janë vaksinuar, dhe në ditët e javshme do të vijojë në mënyrë intensive. ‘- tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se ky është një investim i rëndësishëm dhe i shumëpritur për qarkun verilindor.

Ministrja Ogerta Manastirliu në Kukës, ku Spitali ri i Urgjencës, sallat e Kirurgjisë dhe Materniteti i ri janë pjesë e #transformimit të korpusit spitalor, investimi më i rëndësishëm dhe i shumëpritur për qarkun verilindor’- shkruan Rama.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 20 Mars 2021, 20:43

Shqipëria përgatitet për zgjedhje të trazuara

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri mund të mos ketë filluar zyrtarisht, por tashmë programet e partive në një vend që vuan nga një shk...