Politike

Kryemadhi takohet me naftëtarët e Fierit: Nuk është bërë asnjë strategji, shteti nuk po mban përgjegjësi

21 Mars 2021, 10:19 Nga DOSJA
Kryemadhi takohet me naftëtarët e Fierit: Nuk është

FIER– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me naftëtarët e Fierit. Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se deri më tani nuk është bërë asnjë strategji për përpunimin e naftës, pavarësisht se ka punëtorë të specializuar. Ndërkohë, ajo theksoi se shteti duhet të jetë edhe fitimprurës, por duhet të ketë edhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të tij.

‘Ka me qindra inxhinierë që të mirë që largohen. Ne mendojmë që çështjes së industrisë së naftës duhet t’i japim vëmendje tjetër jo vetëm politike por edhe ekonomikisht. Gjithë qyteti i Fierit jeton me industrinë e naftës. Sot ne nuk përpunojmë për shkak të mbylljes së rafinerisë së Ballshit, apo për shkak të mbylljes fragmentare edhe të rafinerisë së Fierit deri diku. Shteti duhet të jetë edhe fitimprurës, por duhet të ketë edhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të vet. Nëse ne do të zhdukim rafineritë e naftës që mund të jenë problematike, atëherë i bie që të zhdukësh treçerekun e popullsisë sepse pjesa më e madhe aty kanë punuar. Ajo çfarë ka ndodhur me rafinerinë e Ballshit është abuzimi që ka ndodhur me punëtorët atje. Sepse ne flasim edhe për pusët edhe për prodhimin. Dhe në aspektin menaxherial, unë nuk mund të bëhem dot eksperte sepse ju jeni tamam ekspert në këtë punë dhe jeni marrë por përpunimi dhe prodhimi janë dy gjëra të cilat dihet të shkojnë bashkarisht. Janë mijëra punëtorë që kanë punuar me vite të tëra dhe janë specializuar dhe ashtu sikurse vjen dhe rasti i puseve të naftës që ka inxhinierë nafte që punojnë në puset e naftës, në shpimin e tyre, nxjerrjen e naftës dhe ka me qindra inxhinierë nafte që punojnë në Arabinë Saudite apo vende të tjera dhe janë teknik ku mund të punojnë inxhinierë këtu dhe ne importojmë inxhinierë nga vende të tjera që i paguajmë me paga stratosferike.”, tha Kryemadhi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 20 Mars 2021, 20:43

Shqipëria përgatitet për zgjedhje të trazuara

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri mund të mos ketë filluar zyrtarisht, por tashmë programet e partive në një vend që vuan nga një shk...