‘Shteti kur do e kap lepurin me qerre’/ S’ka kohë për pushim! Policia e Shtetit “në këmbë” për kapje, bien në g
20 Mars 2021, 16:30Nga DOSJA
DURRËS– 35 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentarë të 25 prillit, dhe vendi tronditet nga një vrasje mafioze në mes të ditës. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në një prej qarqeve që kryeministri Edi Rama garon për të fituar një mandat. Në Durrës! Edmond Çekiçi është qëlluar për vdekje me automatik, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij duke prishur qetësinë e ditës së shtunë në qytet.
Vetëm pak minuta pas ngjarjes, në vendin ku ndodhi krimi ka zbarkuar vetë numri një i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Pasi ka parë nga afër punën e efektivëve të Policisë, ai ka shkuar edhe në Komisariatin e Durrësit për të bashkëpunuar për kapjen e autorëve.
Sipas informacioneve që vijnë nga Durrësi, Policia e Shtetit është ngritur e gjitha në këmbë për të zbardhur ngjarjen pasi kanë rënë në gjurmët e autorëve. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse angazhimi maksimal i “bluve” do të shpërblehet me prangosjen e autorëve dhe zbulimin e porositësve.
Mesa duket Rama kërkon qetësi para zgjedhjeve, duke harruar edhe thënien e tij për bossat e botës së krimit, “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”. Ngjarjen që tronditi ‘shtëpinë e tij të dytë’ do ta zbardhë sa më shpejt për të vazhduar fushatën elektorale. Problem në Durrës duhet të jetë vetëm rindërtimi dhe jo konfliktet mes bandave. “Panorama” është e qartë, mbetet vetëm finalizimi i operacionit… Shteti kur do “e kap lepurin me qerre”. A do të jetë ky rasti?
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BELSH-Investimi i qeverisë shqiptare në fshatin Marinzë të Njësinë Administrative Grekan të bashkisë së Belshit për projektin e “Kompleksit Agroturizëm Belshi” ...
Shqipëria ndodhet në një nga shtigjet përshkuese më të rëndësishme për zogjtë mërgimtarë që fluturojnë ndërmjet Europës dhe Afrikës. Laguna e Nartës, e cila gje...
TIRANË-Mohamed Alabbar themelues i kompanisë EMAAR nga Emiratet e Bashkuara Arabe zhvilloi një vizitë në ambientet e Top Channel.Alabbar ndodhet në Shqipër...
GREQI-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, Artemis Vasili. Sipas medias greke, Vassilis Georgopoulos një h...