Aktualitet

Mohamed Alabbar themelues i kompanisë EMAAR nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vizitë në Top Channel

20 Mars 2021, 16:04 Nga DOSJA
Mohamed Alabbar themelues i kompanisë EMAAR nga Emiratet e Bashkuara Arabe,

TIRANË-Mohamed Alabbar themelues i kompanisë EMAAR nga Emiratet e Bashkuara Arabe zhvilloi një vizitë në ambientet e Top Channel.

Alabbar ndodhet në Shqipëri për të çuar përpara projektin e transformimit të portit të Durrësit, një investim afro 2 miliard dollarë.

Mohamed Alabbar thotë se arkitektët dhe inxhinierët e kompanisë së tij bashkë me grupin e punës nga Shqipëria janë duke i dhënë dorën e fundit projektit final dhe se puna pritet të nisë në pranverë.

Paralelisht është duke u punuar edhe për një tjetër projekt turistik që EMAAR synon të realizojë në Përmet.

Marrë nga TopChannel 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mohamed alabbar mohamed alabbar vizit ne topchannel mohamed alabbar mohamed alabbar vizit ne topchannel

Sondazh

Poll