Politike

Takimet e Bashës/ Rama: E njëjta skemë si e para shumë viteve, me demek ia ndalojnë makinën spontanisht dhe e presin si dh

20 Mars 2021, 14:12 Nga DOSJA
Takimet e Bashës/ Rama: E njëjta skemë si e para shumë

KUKËS– Kryeministri Edi Rama, ka komentuar sërish fushatat elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha. Nga Kukësi, ku dhe ka prezantuar kandidatët për deputetë, Rama ka thënë se grumbullime të tilla janë të rrëzikshme për qytetarët, sakaq ka shtuar se mundësia e komunikimit grumbullime të tilla është e pamundur.

“Duhet të shmangin tundimin që të grumbullohemi dhe të ekzaltohemi sepse është e rrezikshme, kur ne po vaksinojmë dhe duam të rrisim vaksinimin, është e domosdoshme që të respektojmë rregullat, të tregojmë përgjegjshmëri dhe të jemi forca e shembullit. Lulit me demek ia ndalojnë makinën në mënyrë spontane, dhe e ngrënë në makinë si dhëndri i bukur, ndërkohë që skema është e njëjta me sharje, flamuj që nuk i adresohen dhëndrit, por ne. Nuk ka mundësi që dikush që pretendon që të qeverisë vendin të sillet si Borati me kamerat e filmit që në një situatë do të ishte komike po të mos ishte rrezik për qytetarët. Sidoqoftë rrugët e komunikimit dhe mundësia për të folur me njerëzit janë aty të panumërta dhe duke menduar që kryesorja e kryesoreve është sfida e triumfit mbi armikun e padukshëm”, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Prezantimi i ‘ekipit’ të Kukësit, Rama merret me kundërshtarët: Takimet e Bashës? Pritet si dhëndër, demek spontanisht. Tek aeroporti do sjell demokratët nga Londra

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama në kukës edi rama edi rama në kukës

Sondazh

Poll