Politike

Nuk ‘ndalet’ Rama, komenton sërish provokimin e Vuçiç: Është ngërçi i Serbisë, përtej ngatërresave që bëjmë me

20 Mars 2021, 13:24 Nga DOSJA
Nuk ‘ndalet’ Rama, komenton sërish provokimin e

KUKËS– Kryeministri Edi Rama, nga Kukësi,ka komentuar sërish, provokimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili postoi një foto me hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri i Serbisë.

Në fjalën e tij Rama, tha se është edhe ëpr të qarë edhe për të qeshur se si presidenti serb bën provokime të tilla. Rama e cilësoi një ngërç të Serbisë dhe u shpreh i bindur se kjo dekadë do jetë e shqiptarëve.

“Më vjen mirë që koinçidoi rastësisht, por ndonjhëherë rastësia është shpata me të cilën domosdoshmëria çan rrugën, me publikimin dje të nje harte leshi, po e them shqip harte leshi nga presidenti i Serbisë i cili është edhe për të qarë edhe për të qeshur se si i rikthehet herë pas herë provokimeve të kësaj natyre që në fakt tregojnë një ngërç të madh, ngërç i Serbisë, s’është ngërçi yni, ndërkohë që e ardhmja e shqiptarëve është në duart tona. Unë kam shumë besim që përtej ngatërresave, po me duart tona ne po ia dalim të bëjmë duke e penguar veten hera-herës, kjo dekadë do jetë dekada e shqiptarëve pa diskutim”, u shpreh Rama.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll