Politike

VIDEO/ “Jemi një”, salla e pallatit të Kulturës në Kukës shpërthen me ovacione dhe duartrokitje për Ramën, k

20 Mars 2021, 12:26 Nga DOSJA
VIDEO/ “Jemi një”, salla e pallatit të Kulturës

KUKES– Kryeministri Edi Rama është pritur me ovacione të shumta në pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës ku sot janë vaksinuar 250 mjekët e parë nga Kosova. “Jemi një”,-tha kryeministri dhe kaq ka mjaftuar që salla të shpërthejë në ovacione dhe duartrokitje.

Kryeministri Edi Rama përsëriti faktin se Shqipëria do të ndihmojë Kosovën me vaksina si dhe shtoi se dy vendet tona janë “një”.

Kosova akoma nuk e ka nisur vaksinimin e bluzave të bardha. Kryeministri shqiptar Edi Rama premtoi se kur Shqipëria të merrte dozat e para nga Pfizer do të ndihmonte edhe Kosovën por ndalimi nga kompania solli shtyrje të procesit. Po ashtu, një ngërç politik ndodhi në Kosovë kur Rama bëri thirrje që mjekët të vinin në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe drejtuesi Armend Zemaj hezituan të pranonin ndihmën e Shqipërisë, por një iniciativë direkte e sindikatës bëri që dy ministritë të lidheshin. Ndërkohë që Shqipëria e ka finalizuar vaksinimin e bluzave të bardha me dozën e parë. Deri më tani janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama vaksinimi i mjekeve te kosoves ne shqiperi edi rama vaksinimi i mjekeve te kosoves ne shqiperi

Sondazh

Poll