Politike

Prezantimi i ‘ekipit’ të Kukësit, Rama merret me kundërshtarët: Takimet e Bashës? Pritet si dhëndër, demek spontanish

20 Mars 2021, 13:20 Nga DOSJA
Prezantimi i ‘ekipit’ të Kukësit, Rama merret me

KUKËS– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët për deputetë në qarkun e Kukësit. Pasi foli gjatë për 3 kandidatët e tij, Rama si në çdo aktivitet tjetër politik u ndal edhe tek kundërshtarët e tij. Takimet e kryedemokratit Lulzim Basha, kryeministrit Edi Rama i ka cilësuar komike, duke përsëritur edhe në takimet e tij me qytetarët kreu i PD “pritej si dhëndër i bukur”.

Rama shtoi se grumbullimet e Bashës janë të rrezikshme në kohë pandemie. Megjithatë nuk është ndalur vetëm tek Basha. Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer sulmet as për aleatët e kryedemokratit, duke i përmendur me emër.

“Ku shkohet me Mesinë, Dulen, Palokën, vetëm për punë nuk janë, se po të ishin do i kishin bërë, domethënë për të pirë një gotë me ulli, natyrisht që Dash Shehi është i lezetshëm, por deri te gota e dytë, jo te gota e tretë se nuk kuptohet,”– tha Rama.

Më pas u ndal edhe tek presidenti Aleksandër Vuçiç, duke e cilësuar provokim postimin e tij të hartës së Kosovës, mbuluar me flamurin serb. Kryeministri Rama shtoi se kjo dekadë do të jetë e shqiptarëve.

“Është ngërçi i Serbisë jo i yni. E ardhmja e shqiptarëve është në duart tona. Kam shumë besim që përtej ngatërresave që bëjmë po me duart tona duke penguar veten hera-herës kjo dekadë do jetë dekada e shqiptarëve”, tha Rama nga Kukësi.

18 prilli po vjen, dhe koha e socialistëve për të mbajtur premtimin e hapjes së aeroportit të Kukësit po mbaron. Edhe njëherë ai përsëriti se në fluturimin e parë do të jenë demokratët në Londër që të vijnë të votojnë për PD në 25 prill.

Ky takim është në vazhdën e “turit” të kryeministrit Edi Rama nëpër Shqipëri për të prezantuar ekipet e socialistëve në 12 qarqet e vendit. Deri më tani Rama ka zhvilluar takime në Durrës, Vlorë, Lezhë, Shkodër dhe në Fier.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama në kukës edi rama edi rama në kukës

Sondazh

Poll