Sport

Champions/ Liverpool bën mrekullinë në ‘Anfield’, përmbys Barcelonën dhe shkon në finalen e madhe të Madridit (VD)

7 Maj 2019, 20:50 Nga DOSJA
Champions/ Liverpool bën mrekullinë në ‘Anfield’,

E jashtëzakonshme! Liverpool bën mrekullinë në “Anfield”. Winajldum dhe Origi përmbysin gjithçka ndaj Barcelonës dhe e dërgojnë atë në shtëpi.

Bacelona dukej se kishte hedhur njërën këmbë në finale e madhe të 1 qershorit e cila do mbahet në Madrid, pasi kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 3-0. Aq më tepër kur në skuadrën e Liverpool-it mungonin edhe dy sulmuesit kryesorë të saj, Salah dhe Firmino. Por gjërat nuk shkuan siç duhej për blaugranët.

Në minutën e 7 ishte Origi që kaloi Liverpool-in në avantazh dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e lehtë të “The reds”. Në pjesën e dytë u desh një shpërthim i Wijnaldum, i cili shënoi dy herë na harkun kohor të dy minutave. Fillimisht në të 54′ pas pasimit të Trent Alexander-Arnold dhe në të 56’ nga krosimi i Shaqirit.

Ndërsa në minutën e 79 ishte sërish Origi, i cili shënoi golin e kualifikimit për Liverpool-in dhe shuarjes së ëndërrës për katalanasit, pas pasimit nga këndorja.

Protagonistë absolut të kësaj mbrëmje ishin Winajldum dhe Origi, duke mposhtur nga dy herë secili Ter Stegen-in.

Barcelona vihet në lëvizje për të shënuar një gol i cili do të zhvlersonte katër golat e ‘The reds’, por nuk i’a arritën qëllimit. Në fund ishin vendasit ata që festuan dhe prenë biletën për në finalen e madhe të Madridit. Lojtarëve të Barcelonës nuk u ngeli gjë tjetër veçse të largoheshin kokëulur nga stadiumi.

Liverpool do të presë në finale një nga dyshja Tottengam-Ajax e cila luhet nesër në mbrëmje. Kujtojmë se për Liverpool është finalja e dytë në po kaq vite pasi sezonin e kaluar humbi në finale përballë Real Madrid-it.

A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league liverpool barcelona liverpool ben mrekulline liverpool permbys barcelonen champions league liverpool barcelona liverpool ben mrekulline liverpool permbys barcelonen

Sondazh

Poll