Art&Argëtim

“Është kaq bukur këtu, nuk dua të largohem”, Rita Ora duket se po e shijon në maksimum qëndrimin në Australi

20 Mars 2021, 10:30 Nga DOSJA
“Është kaq bukur këtu, nuk dua të largohem”,

ASUSTRALI– Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka zbuluar se ajo nuk dëshiron të qëndrojë në Australi dhe të mos largohet kurrë.

Ylli muzikës pop shprehu dëshirën e saj për të qëndruar atje duke e cilësuar si shumë të bukur ndërsa ishte në Nova’s Red Room në Sidnei.

“Unë thjesht nuk dua të largohem, nuk dua kurrë të largohem,” – tha ajo ndërsa i bëri shaka fansave me një performancë të fundit VIP në Nova’s Red Room.

Sipas DailyMail, 30-vjeçarja, e cila mbërriti në Australi në Shkurt, tha se ajo ishte gjithashtu e impresionuar nga sjellja e australianëve dhe njerëzit ishin ‘kaq të mirë dhe miqësorë’.

“Është kaq bukur këtu për shumë arsye, sa herë që vij këtu ka qenë kaq e shpejtë, kështu që është bukur të jesh në gjendje të ulesh këtu dhe të shijosh kulturën dhe njerëzit dhe të gjithë janë kaq të mirë dhe miqësorë.” – u shpreh Ora.

Duke prekur vitin e saj të parë si trajnere në  jurinë e The Voice Australia, Ora e etiketoi përvojën si argëtuese dhe plot mahnitje. Rita u ngjit në skenën e ‘Nova’s Red Room’ të mërkurën, për të performuar hitin e saj më të fundit.

Rita është sivjet anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice Australia” krahas emrave të njohur si: Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy. “The Voice Australia” do të fillojë të shfaqet në Channel 7 në Australi dikur më vonë gjatë këtij viti.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz rita ora ne australi rita ora ne australi

Sondazh

Poll