Politike

Habit kandidatja e PD në Tiranë, kërkon para për fushatë: Dua mbështetjen në llogarinë bankare që të futem në Parlame

19 Mars 2021, 18:34 Nga DOSJA
Habit kandidatja e PD në Tiranë, kërkon para për

TIRANË– Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Anduena Qefalia, ka habitur ndjekësit me kërkesën e saj për zgjedhje. Me anë të një postimi në Facebook, Qefalia ka kërkuar ndihmë monetare nga mbështetësit e saj, në mënyrë që të futet në Kuvend. Për të çuar deri në fund nismën e saj, ajo ka publikuar edhe të dhënat e llogarisë bankare.

Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj  në llogarinë bankare më poshtë,”-shkruan ajo ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

I/e dashur mik/e! Unë jam duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit. Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona. Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision! Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj  në llogarinë bankare më poshtë:

Banka: Credins Bank

Mbajtësi i Llogarisë: Anduena Qemal Qefalia

Nr. i Llogarisë: 00001500343

IBAN: AL25 2121 1401 0000 0000 0150 0343

SËIFT: CDISALTRXXX

Me mirënjohje të thellë, Anduena Qefalia!

Por postimi i saj, nuk është pritur mirë nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar për t’i bërë komente, ku dhe e kanë pyetur se nëse do të jetë transparente me paratë që do i kalojnë në bankë.

“Transferta kërkon dhe një adresë te përfituesit. A mund të na I dërgoni?”– shkruan njëri prej komentuesve. 

“Çudi, si je praktikante kaq e devotshme mbështet një forcë politike që u tall 8 vite rresht me tempullin e shenjtë të faljes të fesë tuaj. Dhe e fundit mos e përdorë fenë për qëllime politike se që nga  moment e humb totalisht funksionin shpirtëro të besimit. Le që aty të kan vënë sado të përdorësh mbiemrin fisnik që ke sdel e sdel deputet. Lëre Allahun jashtë pisllëqeve politike.”- shkruan një tjetër. 

“Një pyetje kam unë. A do të jetë transparente shuma e lekëve që do hidhen në llogarinë tënde? Dhe si do të veprosh me ato lekët nëse sod zgjidhesh deputete”– komenton një ndjekës. 

Anduena Qefalia do të garojë e 29-a në listën e demokratëve për qarkun e Tiranës, në mënyrë që të sigurojë një “karrige” në Kuvend. Megjithatë mbetet ende e paqartë përse ajo kërkon mbështetje monetare nga ndjekësit e saj, kur të gjithave partive në vend u është akorduar një fond nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet. 

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike anduena qefalia anduena qefalia kerkon para anduena qefalia anduena qefalia kerkon para

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2021, 18:16

ELBASAN- Kandidati i Partisë Demokratike në zonën e Elbasanit, Luçiano Boçi ka folur ditën e sotme për Fax News, duke treguar të vërtetën sipas ti...