Edi Paloka takon qytetarët në Durrës: Ramës i mungon fantazia, premton aeroporte kudo që shkon
19 Mars 2021, 18:10Nga DOSJA
DURRËS- Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës,Edi Paloka ka zhvilluar takimin e radhës me banorët në zonën Arapaj ku edhe ka gjetur rastin të falenderojë ata qytetarë të cilët për 30-vite e kanë mbështetur Partinë Demokratike duke theksuar se me Ramën tashmë janë bërë hapa pas në zhvillimin e vendit.
“Kam një përshëndetje për të gjithë ju që për 30-vite keni kontribuar për Partinë Demokratike dhe të ardhmen e këtij vendi. Qeveria e Ramës për 8-vite na la në vend-numëro, duke mos ecur asnjë hap as në shëndetësi, as në ekonomi, as në arsim, por përkundrazi na ka kthyer pas. E kaluam një moment atë që do ta quaja “renditje e turpit” si vendi më i varfër në Europë, ndërsa qeveria Rama na ktheu aty ku ishim, por kjo nuk është thjeshtë çështje renditjeje dhe nderi, këtë ne e vuajmë çdo ditë.”– tha Paloka.
Paloka gjithashtu preku dhe temën e largimit të të rinjve dhe shqiptarëve drejt vendeve të Eurpës njëlloj si në vitet ’90 për shkak të varfërisë. Këtë “arritje” të qeverisë, Paloka e ironizoi duke e cilësuar si të vetmen gjë në të cilën jemi në vendin e parë, duke e paralelizuar me largimin e të rinjve nga Siria që ështrë një vend në luftë.
Përsa i përket programit të paraqitur nga pala kundërshtare, Paloka e cilësoi programin e qeverisë Rama, si një program tullumbac që lëshohet gjatë zgjedhjeve, një program pa fantazi ku premtohen vetëm aeroporte.
“Ne kemi një program jo si ai i Ramës, që lëshon disa tullumbaca. I mungon fantazia dhe premton aeroporte kudo që shkon, e ka mbushur Shqipërinë me aeroporte.”- tha ai.
Në përfundim të fjalës, Paloka e quajti fitoren si hapin e parë të ndryshimit dhe se më tej duhet t’u jepet zgjidhje qytetarëve për problemet e shkaktuara nga Rama.
(A.k.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GJIROKASTËR- Kryetari i Partisë Demokratike, ditën e sotme ka qenë në Gjirokastër, ku dhe ka zhvilluar takime me prefesionistë të fushave të ndryshme.Gjatë...
GJIROKASTËR- Në vazhdën e takimeve që ka patur në qytetin e Gjirokastrës, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në bisedën që patën me kryetarin e ...
GJIROKASTËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Gjirokastër, ku edhe ka zhvilluar takime me qytetarët. Pasditen e sotme, Basha ka ...
GJIROKASTËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa është shfaqur krah të rinjëve në Gjirokatër ka përcjell dhe një mesazh.Në një videomesazh ...
Kreu i Partisë Demokratiken Lulzim Basha ka deklaruar zero bashkëpunim me Edi Ramën për të bërë thirrje që të rishikohet nga Komiteti i Ekspertëve vendimi për o...
TIRANË- Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar, pasi Presidenti Meta, dekreti emërimin e 4 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Në një postim ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për gazetarin e ABC Juxhin Mustafaraj i është përgjigjur sekretarit të Përgjithshëm të Pa...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me kritikat që ky i fundit i bërë për takimet me shumë njerëz në pra...