Art&Argëtim

“Afër detit, afër mbretit”/ Si në përralla, biznesmeni i ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë këngëtares, Fjo

18 Mars 2021, 20:48 Nga DOSJA
“Afër detit, afër mbretit”/ Si në përralla,

MALDIVE- Fjolla Morina,padyshim që kohët e fundit ka qenë shumë e komentuar në mediat rozë, për vetë faktit se teksa kërkohet nga policia, shijon pushimet krah të dashurit të saj.

Ajo ka treguar se është në një lidhje  me Fisnik Sylën, i cili së fundmi ka menduar që të bëjë një hap më tej përsa i përket lidhjes me këngëtaren.

Syla i ka bërë sot një propozim madhështor këngëtares kosovare duke e mahnitur me surprizën. Teksa së bashku ndodhen në Maldive, ku po shijojnë pushimet, Fisniku i ka propozuar për martesë në një mënyrë përrallore.

 

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)

Siç shihet në videon që ka poastuar këngëtarja në rrjetet sociale, Fisniku i ka shtruar petale trendafili afër detit, ndërkohë që është ulur në gjunjë i ka vënë unazën në gisht.

Ndërkohë, Morina i ka kthyer përgjigjen “Po” duke konfirmaur se pranon të martohet me të.

Fjolla së fundmi ka qenë shumë e komentuar nëpër media sociale, pasi bëri bujë duke u arratisur nga shtëpia që ishte vendosur në Kukës, pas masës “arrest shtëpie” të caktuar nga Gjykata. Ajo u kap në doganën e Morinës me 2 pistoleta dhe fishekë luftarakë, teksa shoqërohej nga partneri i saj aktual Fisnik Syla dhe një person tjetër. Sot ndodhet në arrati, por gjithçka po shkon mirë për të, pasi është zyrtarisht e martuar dhe pret të bëhet nënë për herë të parë.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz fisnik syla fjolla morina fisnik syla fjolla morina

Sondazh

Poll