Art&Argëtim

“1 mijë e 500 orë për t’u bërë”/ Donatella Versace: Në fustanin e Dua Lipës janë vendosur plot 55 mijë kristale

18 Mars 2021, 20:07 Nga DOSJA
“1 mijë e 500 orë për t’u bërë”/

TIRANË- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, pak ditë më parë,  ku dhe fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal në pop, mahniti publikun me veshjen e saj, e cila tërhoqi vëmendjen e qindra mijëra njerëzve.

Ajo u shfaq me një fustan në formë fluture, e cila ishte e mbuluar plot me gurë që shkëlqenin. Ndërkohë së fundmi Donatella Versace, ka bërë një postin në rrjetin e saj social në Instagram, duke i treguar publikut se fustani rrjet i Duas, ishte bërë për plot  1500 orë, dhe se i gjithi është i mbuluar me kristale.

Donatella Versace, bën me dije se në fustan janë vendosur 55,000 mijë kristale. Krahas detajeve për fustanin e yllit të muzikës, Versace, ka uruar artisten, ndërkohë edhe kjo e fundit ka falenderuar stilisten dhe gjithë ekipin e saj, për fustanin e ëndrrave.

Lipa ka fituar çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal në pop. Albumi i dytë i Lipës, ‘Future Nostalgia’, mundi Lady Gaga, Taylor Sëift, Harry Styles dhe Justin Bieber. Lipa interpretoi këngën “Don’t start noë “e cila gjithashtu u nominua për Këngën e Vitit dhe Regjistrimin e Vitit.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa

Sondazh

Poll