Art&Argëtim

Instagrami vjen me risi të re! Nuk do t’u lejojë më të rriturve t’iu shkruajnë fëmijëve

18 Mars 2021, 12:04 Nga DOSJA
Instagrami vjen me risi të re! Nuk do t’u lejojë më të

Rrjeti i njohur social, Instagram, ka prezantuar një veçori i të re të sigurisë për të mbajtur të sigurt adoleshentët nën moshën 18 vjeç kur përdorin aplikacionin.

Instagram ka planifikuar të ndalojë njerëzit mbi 18 vjeç të jenë në gjendje t’u shkruajnë të miturve, nëse ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, shkruajnë mediat e huaja.

Nëse një i rritur provon t’i dërgojë një mesazhi një të mituri që nuk i ndjek ata, ai do të marrë një njoftim që i thotë se “dërgimi i një mesazhi në atë llogari nuk është një opsion”. Nga ana tjetër, edhe të rinjve aplikacioni do u dërgojë mesazhe për t’i inkurajuar të jenë të kujdesshëm në komunikimin me njerëz, me të cilët nuk kanë komunikuar më parë.

Njoftimet e sigurisë në inbox do të njoftojnë të rinjtë, kur dikush me sjellje potencialisht të dyshimtë po përpiqet të ndërveprojë me ta.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete instgram me vecori te re instgram me vecori te re

Sondazh

Poll