Art&Argëtim

“Kënga Magjike”! Zbulohet juria që do të gjykojë artistët e rinj në festival

18 Mars 2021, 07:30 Nga DOSJA
“Kënga Magjike”! Zbulohet juria që do të gjykojë

TIRANË– Pas një viti mungesë, “Kënga Magjike” do të rifillojë sërish. Pandemia bëri që festivali të mos zhvillohej, mirëpo këtë vit do të nisë me datën 21 mars dhe finalja do të mbahet në 29 maj.

Këtë edicion nuk do të mungojë as juria, që do të gjykojë artistët e rinj që konkurrojë në festival. Burime për “Revista Who” kanë bërë të ditur se juria përbëhet nga Arben Skënderi, Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapedani dhe Kozeta Kurti.

Alban Ramosaj, Ardit Stafa & Salije Bajrami, Eneda Tarifa, Enxhi Kumria, Era Rusi, Erik Lloshi, Eva Alikaj & Çlirim Denaj, Fifi & Bruno, Fitnete Tuda & Don Duli, Gerta Mahmutaj, Julian Lekocaj, Klajdi Haruni & Flori Mumajesi, Krusita, Lindita, Lorenc Hasrama, Marjona Metohu, Marsela Çibukaj, Orgesa Zaimi, Semi Jaupaj, Soni Malaj, Xhesika Polo & Klint Çollaku, Xhon Jesku, Aurel Thëllimi, Eltina Minarolli & Dea Strica, janë artistët që do të garojnë në “Kënga Magjike”.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kënga magjike kënga magjike

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Mars 2021, 15:30

ANALIZA: Pse jemi kapluar që të gjithë nga nostalgjia

“Nostalgjia është delikate por e fuqishme”, thotë Don Drejpër në një nga skenat më mbresëlënëse të serisë së paharrueshme të “Mad men”. Dhe shton:”Ajo është një...