Politike

Ndarja nga jeta e Majorit në Letoni, Berisha: Përulem me nderim para sakrificës sublime

11 Maj 2019, 06:17 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Majorit në Letoni, Berisha: Përulem me nderim para

Për vdekjen e Major Tanushi, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit, shprehet se përulet me nderim para sakrificës sublime të Klodian Tanushit.

‘Duke u përulur me nderim dhe mirënjohje të thellë para sakrificës sublime në krye të detyrës të major KlodianTanushit shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve të tij dhe lutëm Zotit që të gjejnë forcë për të përballuar dhimbjen e madhe dhe shpirti i birit, bashkëshortit, prindit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar’, shkruan Berisha, ndërsa i uron shërim të shpejtë rreshterit të plagosur, Julian Kapaj.

Postimi i plotë:

Mesazh ngushellimi!

Miq, sonte u nda nga jeta komandanti i kontigjentit shqiptar ne misionin e NATOs ne Letoni, major Klodian Tanushi. Komandant Klodian Tanushi me daten 6 maj mbeti i plagosur rende ne krye te detyres nga eksplodimi i nje mine gjate stervitjes, nga i cili humbi jeten deshmorja e atdheut Zarife Hasanaj dhe u plagose perveç te ndjerit edhe ushtaraku Julian Kapaj.

Me kete rast, duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para sakrifices sublime ne krye te detyres te najor KlodianTanushit shpreh ngushellimet me te ndjera familjes, te afermve, miqve te tij dhe lutem Zotit qe te gjejne force per te perballuar dhimbjen e madhe dhe shpirti i birit, bashkeshortit, prindit te tyre te dashur te gjeje paqen e merituar!

Gjithashtu nga zemra uroj sherim te plote dhe te shpejte rreshter Julian Kapajt! sb

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike forcat e armatosura shqiptare letoni sali berisha vdekja e klodian tanushit forcat e armatosura shqiptare letoni sali berisha vdekja e klodian tanushit

Sondazh

Poll