Aktualitet

Vrasja e Behar Sofisë/ E shkuara e errrët e Leonard Xhixhës! Si u punësua nga Austria për të vrarë Fotjon Alimanin. Dësh

17 Mars 2021, 21:43 Nga DOSJA
Vrasja e Behar Sofisë/ E shkuara e errrët e Leonard Xhixhës! Si u

TIRANË– Leonard Xhixha një nga katër të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në mes të Tiranës. Por kjo nuk është akuza e parë që rëndon mbi të! Gazetari Elton Qyno ka bërë me dije se Xhixha, në vitin 2017, është akuzuar në vitin 2017 për një tjetër vrasje.

Xhixha dhe bashkëpunëtori i tij, Bujar Leza kishin marrë përsipër që të ekzekturonin me armë zjarri Fodion Alimanin. Asokohe trupa gjykuese ka vendosur ta lirojë duke rrëzuar dënimin me 15 vite burgim duke pushuar akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë.

Gjatë procesit gjyqësor, Vilson Cami, gjatë gjykimit u shpall fajtor, duke u dënuar me 15 vjet burgim, ndërsa urdhëruesi i kësaj vrasjeje të mbetur në tentativë u dënua me 10 vite burgim. Por çudia ka vijuar në Gjykatën e Apelit Tiranë, pasi Mirdash Osmani, njeriun që u akuzua se nga Austria kishte urdhëruar dhe financuar vrasjen e Alimanit, togat e zeza vendosën ta dënonin me 4 vite e 6 muaj burg. Në shkallët e procesit, ranë akuzat edhe për Vilson Camin, duke e dënuar me 2 vite burgim. 

Vilson Cami, shok me Fotjon Alimani, i është lënë detyra që të nxirte nga shtëpia në pritë këtë të fundit, ndërsa Bujar Leza dhe Leonard Xhixha, ishin personat që do qëllonin sapo të dilte nga banesa e tij në fshatin Gjoricë të Bulqizës.

Fatmirësisht Policia u vu në dijeni të këtij skenari në rrugë operative duke realizuar arrestimin e tyre. Por kjo nuk do të ishte hera e fundit që Xhixho të përfshihej në një ngjarje tjetër kriminale. Në vrasjen e biznesmenit Sofia, sipas të dhënave të grupit hetimor, Xhixho kishte rolin e vëzhguesit. E kësaj herë nuk gaboi…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet behar sofia leonard xhixha vritet behar sofia behar sofia leonard xhixha vritet behar sofia

Sondazh

Poll